Kryesore Artan Hoxha: Xhafaj kërkoi që në fillim largimin e Çakos, ishte i...

Artan Hoxha: Xhafaj kërkoi që në fillim largimin e Çakos, ishte i rënë moralisht

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi në studion e emisionit të gazetares Eni Vasili se Haki Çako duhet të ishte larguar që një vit më parë pasi ishte i rënë moralisht.

“Duhet të ishte larguar pasi liroi vetë drejtorët e qarqeve që po vetë i kishte emëruar pasi akuzoheshin për drogë. I ranë të gjithë oficerët drejtues që i kishte emëruar vetë. Menjëherë duhet të bënte edhe dorëheqjen e vetë se i ranë lojtarët kryesorë të lojës së shahut.

Për mua Haki Çako ishte i rënë moralisht nga detyra që në mars të 2017”, tha Hoxha teksa nënvizoi se për numrin e lartë të zyrtarëve që kemi të quajtur të përkohshëm, jemi kthyer si në kohën e Fatos Nanos që drejtonte me 6 zv/ministra.

Hoxha ka vënë në dukje se Xhafa që në fillim të detyrës kërkoi largimin e Çakos.

“Fatmir Xhafa që në fillim të detyrës ka kërkuar të ketë një drejtues tjetër pra të ikë Haki Çako, por fakti që ai ndenji deri tani, ka qenë mbështetja që ai ka pasur nga kryeministri Edi Rama”.