Sport Asllani drejt largimit nga Inter, sinjale nga Premier League

Asllani drejt largimit nga Inter, sinjale nga Premier League

Pasi kërkoi më shumë minuta për të luajtur, Kristjan Asllani është gati të lërë Italinë e të largohet në Premier League.

Kështu raporton “Tuttomercatoweb” që shkruan se 20-vjeçari pritet të huazohet te Newcastle United në merkaton e janarit.

Edhe pse zikaltrit kanë refuzuar çdo kërkesë për mesfushorin, e ardhmja e tij mbetet në dyshim. Interes kanë shfaqur dhe klubet italiane si Empoli, Spezia dhe Torino, tre ekipet e Serie A që po kërkojnë më shumë informacion për situatën e Asllanit.

Deri tani futbollisti i kombëtares shqiptare është aktivizuar në 8 ndeshje me fanellën zikaltër, pesë prej tyre në kampionatin italian dhe tri të tjera në Champions League.