Bota Asnjë viktimë në Kosovë, por rriten rastet e reja

Asnjë viktimë në Kosovë, por rriten rastet e reja

Kosova nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi këtë të shtunë.

Në 24 orët e fundit, janë testuar 981 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 148, një rritje e ndjeshme krahasuar me një ditë më parë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se numri total i rasteve pozitive është 16.754, ndërsa numri i rasteve aktive është 1485.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 56 pacientë, për një total prej 14.617 pacientësh të shëruar.