Në emision “Open” në Top Channel është diskutuar për atentatin e Shkozetit. Gazetarja Anila Hoxha tha se përplasjet në Durrës janë të shumta dhe tashmë të hapura.
“Arian Ndoja ka marrë titullin e magjistratit dhe gjatë karrierës së tij ka shërbyer në organin e akuzës në Durrës. Ndoja ka marrë edhe titullin e medaljes së artë”, tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
“Ky nuk është atentati i parë. Në Durrës përplasjet janë të shumta dhe tashmë kanë dalë hapur.
Grupet kriminale, siç ka ndodhur në rastin e fundit veprojnë në mënyrë të sofistikuar dhe nuk e kanë problem nëse do të dëmtonin dhe qytetarë të cilët kalojnë aty”, tha Anila Hoxha.
Hoxha tha se akoma nuk dihet sekush ishte objektivi i atentati.
“Edhe pse grupi hetimor po kryen hetimet nga informacionet, akoma nuk dihet se kush ishte objektivi i atentatit të Shkozetit”, tha Anila Hoxha.
“Përplasjet janë të shumta dhe zhvillohet krejt hapur në Durrës. Duke parë mënyrën se si është zhvilluar atentati është një vrasje e mbetur në tentativë. Pra atentatorët kanë dështuar”, tha Anila Hoxha.
Kjo nuk ishte një mesazh?- e pyeti Eni Vasili.
“Jo, po të shikojmë mënyrën se si është bërë atentati nuk ishte një mesazh”, tha Anila Hoxha.
Gazetarja Anila Hoxha është shprehur se ka takuar në spital prokurorin Arjan Ndoja dhe ka zbuluar bisedën me të.
Hoxha shprehet se prokurori i ka thënë se ka ndodhur çdo gjë befasisht dhe se nuk kishin dëgjuar as zhurmët e armëve, aq shpejt kishte ndodhur.