Redian Rraja ka mohuar të jetë përfshirë në ngjarjen ku iu bë atentat prokurorit Arjan ndoji së bashku me dy të tjerë.
Këtë e kanë bërë të ditur avokatët e tij në sallën e gjyqit.
Sipas avokatëve Rraja ka deklaruar se ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke përshkuar rrugën që bënte gjithmonë, Tiranë-Durrës-Fushë Krujë.
Më tej në deklaratën e tij thuhet se nuk i njihte personazhet e përfshirë në këtë ngjarje, dhe se gjithçka e ka mësuar nga mediat. Rraja në këtë proces është i përfaqësuar nga avokati Besnik Cerekja.
Mësohet se prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg, por avokati i tij ka kundërshtuar duke thënë se nuk mund të jepet një masë e tillë vetëm me këto prova.