Aktualitet Atentati në Fushë-Krujë, shënjestra dyshohet se ishte Durim Bami

Atentati në Fushë-Krujë, shënjestra dyshohet se ishte Durim Bami

Detaje të reja kanë dalë në pah nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e së mërkurës në Tapizë të Fushë Krujës, ku mbeti i plagosur Ervin Kodra.

35-vjeçari dyshohet se nuk ka qenë shënjestër e autorëve. Dyshimet janë së në fakt autorët kishin si shënjestër kushëririn e tij Durim Bami, i cili udhëtonte në makinë me Kodrën.

Ky i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Durim Bami është një emër i njohur për autoritetet. Ai fitoi lirinë në vitin 2018, 3 vite pasi ndodhej në arrest shtëpie për kallëzim të rremë, për atentatin e pretenduar ndaj Tom Doshit.