Bota Austria planifikon të fusë në izolim kombëtar miliona të pavaksinuar

Austria planifikon të fusë në izolim kombëtar miliona të pavaksinuar

Austria pritet të marrë vendimin që të izolojë personat që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, pasi shkalla e infeksionit në vend shënoi rritje rekorde me 11,975 infektime të reja.

Kufizimet pritet të nisin nga e hëna.

Kancelari austriak Alexander Schallenberg tha se izolimi kombëtar për të pavaksinuarit është “ndoshta i pashmangshëm”.

“Dy të tretat e njerëzve nuk duhet të vuajnë, sepse të tjerët hezitojnë të vaksinohen”, tha ai.

Komisioni austriak për masat e koronavirusit paralajmëroi për një kërcënim që “duhet të merret seriozisht”.

Austria tashmë i ka ndaluar të pavaksinuarit të shkojnë në restorante, kinema, qendra skijimi dhe parukeri, por masat pritet të bëhen edhe më të vështira në Austrinë e Epërme.

Rreth 65% e popullsisë austriake janë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, por në Austrinë e Sipërme të vaksinuarit janë nën 60% të popullsisë. Një pjesë e austriakëve janë skeptikë rreth vaksinimit, një pikëpamje që inkurajohet nga parti e djathtë ekstremistë Partia e Lirisë, e treta më e madhe në Parlament.

Kancelari tha se izolimi për të pavaksinuarit do të thotë se ata nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia, përveçse për arsye të domosdoshme, si shkuarja në punë ose blerja e ushqimeve.