Politika “Avioni privat”, Basha publikon shifrat: Sa kushton luksi i Ramës

“Avioni privat”, Basha publikon shifrat: Sa kushton luksi i Ramës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, thotë në rrjetet sociale se në 52 milionë euro që shpenzohen për luks qeveritar, përfshihen edhe paratë që kryeministri Edi Rama shpërdoron për fluturime me avion privat.

Sipas Bashës, shpërdorimi i tillë i parave tregon se pse Vettingu në politikë është i rëndësishëm.

“Në 52 milionë Eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha.