Kryesore Balla: Pranë një skandali ku përfshihet emri dhe vula e PD

Balla: Pranë një skandali ku përfshihet emri dhe vula e PD

Pas deklaratës së Partisë Demokratike në lidhje me akuzat që i bëheshin për 825 mijë dollarët e përdorura për lobim në SHBA, deputeti i PS Taulant Balla ka reagur duke thënë se jemi para një skandali të rëndë ku gjendet e përfshirë vula dhe emri i PD.

“Transfertat e konsulencës së PD-së për “Muzin Capitol Partners” dhe kompaninë tjetër lobuese “Barnes and Thornburg LLP” tejkalojnë të ardhurat e saj totale, të deklaruara në KQZ-së prej 88 milionë lekësh.
Me këto para pretendon se ka paguar të gjitha shpenzimet e fushatës së verës së kaluar. Por në fakt, tani na rezulton se 1 milion dollarë PD i ka nisur vetëm tek kompania e lobingut në SHBA. Nga erdhën këto para? Kush i dha? Pse nuk i deklaroi PD?
Këto nuk janë shashka, por vepra të rënda penale mbi të cilat ngrihen akuza dhe për të cilat Lulzim Basha duhet të përgjigjet personalisht”, deklaroi Balla.