Aktualitet Balluku: Kemi vendosur të mos prodhohet më energji në Fierzë

Balluku: Kemi vendosur të mos prodhohet më energji në Fierzë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në mbledhjen e Komitetit të Energjisë deklaroi se situata hidrike në vend paraqitet e qetë, pasi gjatë ditëve të fundit ka patur një përmirësim.

Balluku tha gjithashtu se bordi ka vendosur që Fierza të mos prodhojnë energji, në mënyrë që të mblidhen të gjitha ujërat.

Gjatë ditëve në vijim, Balluku tha se pritet që të ketë sërish prurje të ujërave, pasi parashikohet që të kemi mot me shi.

“Ka pasur një përmirësim ditët e fundit. Ka patur një rritje të liqenit të Fierzës, duke qenë se ne kemi vendosur të mos prodhohet në Fierzë për disa kohë për të grumbulluar të gjitha ujërat, me shpresë që do të kemi edhe në ditët në vazhdim një prurje të re të motit, shpresojmë të jemi në datën 7. Situata është e qetë e mirë menaxhuar”, tha Balluku.

Ministrja ka hedhur poshtë zërat që niveli i ujit në Fierzë kishte arritur pikën e vdekjes. Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Balluku tha se pavarësisht kësaj, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

“Kemi dëgjuar për pikën e vdekjes së Fierzës, por ju e keni thënë që nuk ka një pikë vdekje dhe ne ishim lart nga kjo pikë që flitet mbi 240 metra. Nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për bizneset e vogla dhe familjarët dhe në maj do kemi një tryezë me bizneset që janë lidhur me tensionin e mesëm për të diskutuar çmimet që kemi vendosur për t’i mbrojtur ata”, tha Balluku.