Sport Bamir Topi tifoz besnik i ekipit të Tiranës

Bamir Topi tifoz besnik i ekipit të Tiranës

I ftuar në emisionin ‘Vila 24’, ish presidenti i Republikës se Shqipërisë, Bamir Topi, i njohur si një tifoz i vjetër i ekipit të Tiranës u shpreh se për fat të keq ky ekip nuk është më në pozicione konkurruese.

“Kryesisht kjo vjen si pasojë e një menaxhmi jo të mirë të këtij ekipi”, tha ai.

“Unë e di fare mirë se çdo të thotë të jesh një tifoz. E kam parë Tiranën të luante që i vogël. Kam shkuar edhe në ndeshje , ku stadiumi kishte vetëm 100 vetë. Të gjithën këtë e kam bërë për të dhënë një mesazh: ‘Ne nuk duhet ta braktisim ekipin”, ka vijuar më tej ish-Presidenti.

Ai u shpreh se në kohën kur ka qenë president është përpjekur ta këshillojë ekipin, por jo në mënyrë imponuese.