Politika Basha, akuza Ramës: Shkoi në Nju Jork për vaksinën dhe erdhi duarbosh

Basha, akuza Ramës: Shkoi në Nju Jork për vaksinën dhe erdhi duarbosh

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe për çështjen e vaksinës anti-Covid.

Sipas Bashës, Rama shkoi në SHBA për të siguruar vaksinën dhe u kthye duarbosh. Ai shtoi se ka biseduar me partnerë dhe ka marrë premtime që të paktën të vaksinohet sa më shpejt personeli mjekësor.

“E ka bërë më keq se kushdo tjetër sigurimin e vaksinës. Shkoi në Nju Jork për sigurimin e vaksinës dhe serviri një foto nga një muze. Erdhi duarbosh. Edhe Maqedonia i ka marrë masat, edhe Kosova po ashtu.

Është e vërtetë që në çdo bisedë që kam zhvilluar me miqtë, iu kam kërkuar që pavarësisht sjelljes skandaloze të kryeministrit të bëjnë gjithçka. Dhe kam marrë premtime serioze me synimin për vaksinimin e shëndetësisë një orë e më parë”, tha Basha.

Vrasja e Klodian Rashës, Basha: Rama heshti 3 ditë, besoi se do manipulonte ngjarjen

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se policia u mundua të manipulonte vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Për këtë arsye, sipas tij, Kryeministri Edi Rama nuk reagoi 3 ditë gjatë qëndrimit në Nju Jork.

Basha u shpreh se reagimi i tij dhe largimi nga detyra e Sandër Lleshajt, erdhi si pasojë e zemëratës së qytetarëve.

“3 ditë rrugëve të Nju Jorkut, nuk gjeti 1 minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodian Rashës, tani kthehet ditë për ditë në vendin e krimit. 3 ditë heshti. Pse heshti? Sepse besoi se do ta manipulonte dhe këtë ngjarje. Komunikatat e policisë për dy ditë radhazi u përpoqën të akuzonin viktimën. Prandaj heshti Edi Rama. Derisa sa zemërata qytetare i erdhi te dera e zyrës dhe aty instinkti i njeriut i doli përsipër. Prandaj e shiti Sandër Lleshajn. Jo sepse reflektoi, jo sepse i dhimbset”, deklaroi ndër të tjera kryedemokrati Lulzim Basha.