Politika Basha-Berishës: Je i zhytur me oligarkët e oborrit tënd në aferën e...

Basha-Berishës: Je i zhytur me oligarkët e oborrit tënd në aferën e Portit të Durrësit

Deputeti Lulzim Basha ka reaguar ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për akuzat për Portin e Durrësit.

Në një postim në Twitter, Basha e quan Berishën një non grata që gënjen dhe shpif publikisht.

Basha nënvizon se Berisha bën këto deklarata për të tërhequr vëmendjen nga fakti se “ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit”.

“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: Ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”, shkruan Basha.