Politika Basha në Gjirokastër: Pagat e mjekëve do t’i bëj 1200 euro

Basha në Gjirokastër: Pagat e mjekëve do t’i bëj 1200 euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim më mbështetësit e PD-së në Gjirokastër.

Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës më 11 Maj ndërsa nuk kurseu as premtimet.

Sipas kreut të PD, pensione dhe paga do të jenë dinjitoze sapo ai të vijë në krye të qeverisë.

Më pas Basha u shpreh se do të ketë rritje rroge të mjekëve dhe infermierëve ku përkatësisht do të paguhen 1200 euro dhe 700 euro.

Pensione dhe paga dinjitoze për shqiptarët, taksë e sheshtë 9 % dhe frenim të eksodit të të rinjëve. Brenda 4 viteve të para, pensioni minimal do të jetë 250 mijë lekë të vjetra në muaj.

Do ta ndalim eksodin e mjekëve dhe infermierëve, përmes ngritjes së rrogave në 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Kjo rritje do jetë edhe një tregues indeksimi për të gjitha shërbimet e tjera në Shqipëri. Do ndalim krizën e arsimit të lartë me dyfishimin e buxhetit. Buxheti do subvencionojë në masën 100 % tarifat e bachelor dhe master për të gjithë ata studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë, dhe 50 % për pjesën tjetër.

Do ti japim fund emigracionit të të rinjve. Inxhinierët tanë të teknologjisë dhe elektronikës nuk do të shkojnë në punë të zeza në rrugët e Evropës, por do punojnë këtu sepse me sistemin e taksës së sheshtë 9 % do thithë investime të huaja direkte duke nisur me ekonominë gjermane.” ka deklaruar kreu i PD.