Politika Basha: Rama e ka mendjen të bëjë ministra miqtë dhe të afërmit

Basha: Rama e ka mendjen të bëjë ministra miqtë dhe të afërmit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas propozimit që ka bërë Rama për Ministrinë e Brendshme.

“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij”, shkruan Basha, disa orë pasi kreu i qeverisë tha se ka propozuar në krye të dikasterit të rendit, Bledi Çuçin.

Sipas kreut të opozitës, kryeministri ka paguar charter për të bërë pazar në dyqanet luksoze të New York-ut.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”, shkruan Basha.

Ndër të tjera, kreu i selisë blu shkruan se policia përdor dhunë ndaj të rinjve.

Ndërkohë ditën e sotme, kryeministri Edi Rama propozoi si ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin, ndërsa si ministre Bujqësie, Milva Ikonomin.