Politika Basha shfaqet sërish me gjyshe Verën: Kam dhe unë dy prindërit me...

Basha shfaqet sërish me gjyshe Verën: Kam dhe unë dy prindërit me ilaçe, këtu s’ka më as dinjitet

Pasi bleu domate një javë më parë, kreu i PD, Lulzim Basha është shfaqur sërish me gjyshe Verën duke bërë pazar e duke diskutuar për problemet me të cilat përballet sot mosha e saj.

Në video, gjyshe Vera i tregoi kreut të selisë blu se fëmijët i ka papunë ndërsa pagesa për energjinë elektrike është shumë e lartë. Ndër të tjera, Basha e shoqëroi banoren edhe në treg.

Vera: Dy çunat papunë, nuset papunë. Vetëm njëqind e ca mijë lekë kam paguar dritat.

Lulzim Basha: Dritat dhe ujin…

Vera: Pa ujin, ujin nuk e kam paguar se nuk më doli pensioni. Unë marr një pension 182 mijë lekë.

Lulzim Basha: Domethënë ty të shkon më shumë se gjysma e pensionit vetëm për drita.

Vera: Po ilaçet?

Lulzim Basha: Me gjithë këto pagesa që bën, kur arrin në pazar çfarë blen?

Vera: Çfarë do blej! Dy patëllxhanë, dy kunguj, qepë, patate…Ndiq rutinën e nënave shqiptare.

Lulzim Basha: Sa të shkojnë ilaçet vera?

Vera: 40 mijë.

Lulzim Basha: I ka këto kusure mosha. Se kam edhe dy prindërit me ilaçe. Me këto që më the ti s’ka vend as për dinjitet.