Politika Basha takon banorët e një pallati me 285 familje në Durrës: Të...

Basha takon banorët e një pallati me 285 familje në Durrës: Të bëhen sa më shpejt verifikimet

“Në Durrës banorët kanë ditë të tëra që flenë me fëmijët në çadra ose makina sepse vlerësimi i banesave nuk ka përfunduar ende dhe ndjehen të pasigurt të khehen në apartamente”, shkruan kreu demokrat, Lulzim Basha në Facebook pasi ka vizituar nga afër familjet e prekura nga tërmeti në Durrës.

Më tej, Basha thekson se vlerësimi i pallateve dhe shtëpive është i domosdoshëm dhe duhet të kryhet pa vonesa.

“Ata u shprehën të shqetësuar se askush nuk është interesuar dhe se kur kanë kërkuar sqarime në bashki, nuk kanë gjetur përgjigje. Ankesa patën po kështu për mungesën e ndihmave në këto ditë të vështira për ta.

Qeverisja lokale dhe qendrore e ka për detyrë t’u vijë në ndihmë dhe t’u përgjigjet qytetarëve në çdo kohë, dhe tani më shumë se kurrë për shkak të traumës që kanë kaluar nga tërmeti.

Vlerësimi i pallateve dhe shtëpive është i domosdoshëm dhe duhet të kryhet pa vonesa. Për këtë arsye qeveria duhet të angazhojë pa humbur kohë inxhinierët që janë të gatshëm të kontribuojnë. Organizimi dhe autorizimi shtetëror i një kontigjenti prej 500 inxhinierësh të gatshëm të angazhohen, do të mundësonte përfundimin pa sorollatje të vlerësimit të çdo objekti të dëmtuar nga tërmeti, në mënyrë që qytetarëve tu jepet qartësi dhe siguri”, thotë Basha.