Bota Baton Haxhiu: Kam përjetuar 4 luftëra, Vuçiç po tregohet i pamëshirshëm

Baton Haxhiu: Kam përjetuar 4 luftëra, Vuçiç po tregohet i pamëshirshëm

Analisti Baton Haxhiu tha në Euronews Albania se zhvillimet e fundit në Malin e Zi, Bosnje Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, Vuçiç po “luan lojën e luftës”.

Sipas tij, konflikti i armatosur në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të lindë pa ndonjë arsye të madhe duke thekuar se kështu ka ndodhur në ish-Jugosllavi.

“Kam katër luftëra që kam përjetuar në ish-Jugosllavi. Kam përjetuar Bosnjën, Kroacinë, Slloveninë mos të flas për Kosovën dhe krizën në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha kanë nisur për arsye banale dhe askush pastaj nuk e di pse ka nis lufta dhe numërohen vetëm viktimat. Askush nuk e di si mund të nisë konflikti në Bosnje apo Kosovë. Një i vrarë duhet në Bosnje Hercegovinë për të nisur luftën apo në veri të Kosovës”, tha ai.

Baton Haxhiu u shpreh se ndonëse rajoni ka pasur disa luftëra populli i Serbisë nuk e njeh realisht peshën e luftës pasi asnjëherë nuk kanë qenë në sulm.

“Serbët nuk e kanë pasur asnjëherë peshën e luftës sa e kanë pasur vendet e tjera të rajonit”, tha ai.

Për presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Haxhiu tha se sjelljet e tij po tregojnë se qëllimet janë të tjera nga ato që shpreh publikisht ndaj sipas tij “mosbesimi duhet të jetë maksimal ndaj Serbisë”.

“Veprimet që po ndodhin në Malin e Zi, Bosnje dhe Maqedoni, Vuçiç duket se po merr parasysh vetëm interesin e tij dhe nuk është aspak i mëshirshëm apo tolerant”, përfundoi analisti.