Aktualitet Bëri sherr me djalin e tij, 50-vjeçari merr peng të miturin

Bëri sherr me djalin e tij, 50-vjeçari merr peng të miturin

Dy persona të moshave 50 dhe 36 vjeç, Çlirim dhe Aleksandër Sina kanë marrë peng një djalë të mitur me makinë.

Fatmirësisht ata janë kapur nga Policia.

Mësohet se shkak është bërë një konflikt i 14-vjeçarit me djalin e njërit prej autorëve.

“Morën me forcë një 14-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një shtetas të mitur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit: Ç. S., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe A. S., 36 vjeç, banues në Përrenjas. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë marrë me forcë, në automjetin e tyre, një shtetas të mitur 14 vjeç, dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet, për shkak të një konflikti që 14-vjeçari ka patur me djalin e shtetasit Ç. S”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.