Kryesore “Berisha ka përgjegjësi për fitoren në zgjedhje”, Meta: Ai kandidat që dëmton...

“Berisha ka përgjegjësi për fitoren në zgjedhje”, Meta: Ai kandidat që dëmton rivalin përjashtohet automatikisht

Pas takimit me kreun demokrat, Sali Berisha, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se primaret dhe referendumi, është marrëveshja e arritur sot për të larguar këtë regjim. Sipas tij, “Berisha mban përgjegjësinë sepse shqiptarët presin fitoren mbi këtë juntë”.

“Unë kam lavdëruar gjithmonë primaret, kam theksuar që duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz e fashist si ky aktuali, ku vetë faktin se vulën e PD-së e mban në xhep Rama dhe e përdor kundër pluralizmit dhe opozitarizmit është një rast flagrant kundër qytetarëve përfshirë dhe socialistët e ndershëm. Berisha e mban përgjegjësinë se shqiptarët presin fitoren mbi këtë juntë ai mban përgjegjësinë se e ka ideuar këtë proces dhe unë e duartrokas. Është një proces i vonuar. Duhet të bëjë çdo gjë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë se kemi të bëjmë me një regjim patronazhist të dhunshëm”.

Ai zbardhi edhe pjesë nga biseda me Berishën ku tha se të gjithë ata kandidatë që synojnë të dëmtojnë kandidatin tjetër do të përjashtohen automatikisht nga gara.

“I kam thënë sot Berishës që çdo kandidat që kandidon në primare dhe synon të dëmtojë kandidatin tjetër të përjashtohet nga gara automatikisht. Nuk do të ketë kundër apo kandidat që do të konkurrojë të veçantë nga Partia e Lirisë. Çdo kandidat që kandidat që kandidon në primare dhe që përgjigjet të dëmtojë kolegun e tij të përjashtohet nga gara. Sepse këtu shpaloset vizioni për garën. Referendum dhe primare është një binom i jashtëzakonshëm. Firmat tona për një marrëveshje të tillë japin sigurinë për largimin e këtij regjimi. Marrëveshja jonë që tashmë është e përfunduar është një marrëveshje që i intereson të gjithë shqiptarëve. Primare dhe referendum.”

Ai paralajmëroi Ramën që të mos prekë zgjedhjet e ardhshme vendore, përndryshe do të përfundojë si Musolini dhe Klareta.

“Kushdo që do të guxojë të prekë votën e qytetarëve do të përfundojë si Musolini dhe Klareta. E dini kush është Klaret në Shqipëri është ai i 17 majit. Kanë të drejtë që kanë tmerr nga Partia e Lirisë, Partia e Lirisë do t’i rikthejë lirinë të gjithë shqiptarëve. Duhet të keni parasysh që unë i mbaj premtimet. Dhe ju kam thënë që ligjet që bën djali Kristaqit, ligjet që bën nipi Spiro Kolekës unë me tolerancën më të madhe do t’ja fus atje ku i shijon më shumë atij. Të gjithë ata që mendojnë që do të ekzekutojnë pluralizmin do të kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës”.