Opozita Berisha në protestë me atlete, cili është mesazhi që dha sipas Artan...

Berisha në protestë me atlete, cili është mesazhi që dha sipas Artan Hoxhës

Ish-kryeministri Sali Berisha tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Jo vetëm për faktin që turma entuziazmohet disa herë më shumë se sa nga Basha, por për një detaj tjetër, atletet Adidas që kishte mbathur.

Ndryshe nga stili i tij klasik, dje e kishte thyer këtë rregull.

Por cili është mesazhi që përcolli dje Sali Berisha?

Gazetari investigativ Artan Hoxha heq një paralele mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Mbretit Zog përpara pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Në atë kohë, Zogu kishte garantuar shqiptarët se nëse Italia do sulmonte, ai do mbathte opingat dhe do luftonte, por në fakt u largua nga vendi.

Ja se çfarë shkruan ai:

Pse Berisha ka mbathur atletet Adidas

Historia e fundit te viteve ’30, thote se Mbreti i Shqiperise Ahmet Zogu kishte premtuar se nese Italia do pushtonte vendin, ai do mbathte opingat per te luftuar. Ne fakt kur Italia pushtoi Shqiperine mbreti i mbathi opingat, por per te ikur nga vendi.

 Ndërsa Sali Berisha me 18 shkurt 2017, per here te pare ne nje proteste, ka mbathur bashke me kostumin serioz, atletet sportive te markes prestigjioze Adidas….

 Çfarë mesazhi po përpiqet të japë me këtë simbolike?!!!