Kryesore Berisha sulmon dy diplomatët amerikanë: Yuri Kim dhe Matthew Palmer prisnin me...

Berisha sulmon dy diplomatët amerikanë: Yuri Kim dhe Matthew Palmer prisnin me padurim fitoren e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, por edhe ish të dërguarit special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Gjatë fjalës së tij në selinë blu në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha u shpreh se Kim dhe Palmer e prisnin me padurim fitoren e zgjedhjeve nga Rama.

Sipas Berishës, ata uruan Ramën në kundërshtim me kodin elektoral.

“Ne na duhet një dialog shumë intensiv. Sepse ky grup jo vetëm ndërmori aktet më të turpshme dhe kriminale ndaj opozitës dhe pluralizmit, por ky grup i siguroi kësaj organizate kriminale mbrojtjen më të fuqishme ndërkombëtare, evidente. Nuk duhet të harrojmë qëllimet më kryesore, se si shkohej dhe urohej për zgjedhje në natën e zgjedhjeve, dhe përsëri të nesërmen në kundërshtim me kodin, që thotë uro fitoren, por të presim shqyrtimin e ankesave. Është një standard që e dha ambasadori i SHBA në OSBE në Vjenë. Por këtë nuk e dha Yuri Kim, nuk e tha Matthew Palmer. Prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës.

Me çfarë meritash? Se e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet? Që nxori të dhënat private të qytetarëve dhe ia dha partisë së tij? A ishin të paguar nga Edi Rama apo jo, nuk e di, por realiteti është ky dhe ne duhet ta themi në sy realitetin. Çdo shqiptari, u luajt me fatet e tyre. Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota. Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim. Ndaj e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike”, tha Berisha.