Bota Biden zhbllokon 15 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Biden zhbllokon 15 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi zhbllokimin e 15 milionë fuçive me naftë nga rezervat strategjike të SHBA-së për të “luftuar rritjen e çmimit të benzinës të shkaktuar nga lufta e Putinit” në Ukrainë.

Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë.

”Me këto 15 milionë fuçi, do të përfundojë tërheqja historike prej 180 milionë fuçish e paralajmëruar nga Presidenti Biden në pranverë”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Biden njoftoi gjithashtu se administrata synon ”të blejë naftë bruto për rezervat strategjike kur çmimet janë rreth 67-72 dollarë për fuçi ose më poshtë”.

Së fundi, presidenti amerikan synon të bëjë presion ndaj kompanive të energjisë që të ulin menjëherë çmimet e konsumit pasi fitimet e realizuara nga çdo gallon benzinë ​​këtë vit janë rreth dyfishi i normales.