Bota Bilanci i koronavirusit në Itali: Rritje të rasteve të reja dhe viktimave

Bilanci i koronavirusit në Itali: Rritje të rasteve të reja dhe viktimave

Bilanci i sotëm ndaj COVID-19 në Itali tregon një rritje të viktimave, që janë 11, ndërkohë që ditën e djeshme ishin pesë.

Në rritje edhe numri i të infektuarve, 181 kundër 170 të bilancit të mëparshëm, ku ndikon gjithsesi një numër më i madh testimesh.

Lombardia, rajoni më i goditur nga epidemia në vendin fqinj, pas 4 ditë qetësie i rikthehet viktimave, ndërkohë që shtohen edhe rastet, 54.

Në Itali personat pozitivë në këtë moment janë 12.609, ku prej tyre 40 janë në terapi intensive dhe 749 ndodhen të shtruar në spital, ndërkohë që janë 11.820 personat në vetë-izolim shtëpiak.

Viktimat nga fillimi i pandemisë në Itali shkojnë në 35.123.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka 163 të shëruar. Në total, numërohen 198.756 pacientë që kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin.