Extra Billie Eilish tregon se pornografia në fëmijëri i “shkatërroi trurin”

Billie Eilish tregon se pornografia në fëmijëri i “shkatërroi trurin”

Billie Eilish foli për varësinë ndaj pornografisë, duke filluar nga mosha 11-vjeçare, dhe se si ndikoi negativisht duke i shkaktuar ankthe dhe probleme me lidhjet e mëvonshme.

Eilish, 20 vjeç, tha për “Howard Stern Show” në Sirius XM Radio se “Dikur shikoja shumë porno, të jem e sinqertë. Fillova të shihja porno kur isha 11 vjeç”, duke shtuar se kjo gjë e bënte të ndihej e lezetshme.

“Mendoj se me të vërtetë më shkatërroi trurin dhe ndihem jashtëzakonisht e shkatërruar që u ekspozova ndaj kaq shumë përmbajtjeje pornografike.”

Billie shtoi se përjetonte makthe sepse disa nga përmbajtjet që shihte ishin të dhunshme dhe abuzive. Këngëtarja tha se tani është penduar që mendoi se ishte mirë të shihte porno.

“Herët e para që bëra seks, nuk u thashë jo gjërave që nuk ishin të mira. Kjo ndodhi sepse mendova se kjo ishte ajo që duhej të më tërhiqte.”

Billie vuri në dukje se e ka të vështirë të krijojë lidhje për shkak të famës.

“Është vërtet e vështirë të takosh njerëz kur njerëzit ose janë të tmerruar prej teje ose mendojnë se nuk u përket botës së tyre.”

Në të njëjtën intervistë, Eilish zbuloi se ajo u infektua me Covid në gusht dhe nuk ishte mirë për dy muaj dhe është e sigurt se “do të kishte vdekur” nëse nuk do të ishte vaksinuar.