Bota Blair: Koronavirusi nuk largohet, njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me të

Blair: Koronavirusi nuk largohet, njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me të

Koronavirusi nuk do të largohet dhe njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me të. Kështu deklaroi së fundmi ish-kryeministri i Anglisë Tony Blair raporton BBC.

Ish-kryeministri tha se Britani e madhe duhet të kërkojë dhe të ndërtojë një “infrastrukturë për kontrollin e koronavirusit” në rast se ai shfaqet sërish në vjeshtë. Ai gjithashtu këshilloi se duhet mbajtur maska në masë nga njerëzit në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ndërkohë kryeministri aktual i Anglisë Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të jetë duke e kaluar koronavirusin në mesin e vitit tjetër. Ai shtoi gjithashtu se deri në atë periudhë “kohë të vështira na presin”.

Tony Blair u shpreh: “Realiteti është se ne duhet të jetojmë me COVID-19, pasi nuk jemi në gjendje për ta zhdukur atë. Ankthi im për momentin që kam për qeverinë është se akoma nuk e ka në plan ‘infrastrukturën për të kontrolluar virusin’ në rast se pandemia riaktivizohet në masë.”

Sakaq të premten Boris Johnson tha se “planeti ishte përballur me një armik të ri dhe shumë të keq”. Ai shtoi se “unë mendoj që deri në mesin e vitit të ardhshëm pandemia do të ketë kaluar”.