Ekonomi “Borxhi publik është ulur falë rënies së Euros”, Ibrahimaj: Mund të shkrijmë...

“Borxhi publik është ulur falë rënies së Euros”, Ibrahimaj: Mund të shkrijmë Bordin e Transparencës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave dhe Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat mbi ecurinë ekonomike në muaj e parë të vitit komentoi çmimet e karburanteve.

Sipas ministres, situata po shkon drejt normalizimit dhe kjo mund të çojë në shkrirjen e Bordit të Transparencës.

Ministria u ndal edhe tek inflacioni në rënie, ku sipas saj ndikim ka pasur nënçmimi i Euros në raport me Lekun.

“Situata e çmimeve në tregun e hidrokarbureve ka ardhur në normalizim. Unë uroj që çmimet e karburanteve vërtetë të jenë stabilizuar me qëllim që të dalim nga regjimi i bordit dhe i përcaktimit të çmimeve. Nga piku i muajit Tetor ne kemi pasur në Shqipëri një inflacion në ngadalësim. Borxhi ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto është në nivelin 63.27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këtu dua të theksoj efektin e kursit të këmbimit në uljen dhe reduktimin e borxhit”, tha Ibrahimaj.