Bota Britania kalon pragun e 20 mijë viktimave: 813 në një ditë

Britania kalon pragun e 20 mijë viktimave: 813 në një ditë

Britania e Madhe edhe këtë të shtunë ka deklaruar një shifër të lartë viktimash nga pandemia e koronavirusit. Sipas të dhënave bëhet fjalë për 813 persona që kanë ndërruar jetë në 24 orë.

Me humbjet e ditës së fundit, vendi kalon pragun e 20 mijë viktimave të vdekura me COVID-19. Ndërkohë, numri i të prekurve shkon në 148 mijë, pas 4913 të ditës së sotme.

Para një muaji, qeveria britanike pati deklaruar se nëse do arrihej shifra e 20 mijë të vdekurve, atëherë do të thuhej se do të ishte një “rezultat i mirë”. Por me trendin që po ecën nga Britania shifra do të rritet akoma më shumë.

Në Angli, viktimat e fundit kanë qenë 711, ndërkohë që në Skoci janë rritur me 47. Dita e 8 prillit mbetet ajo me më shumë viktima në Britani, me 855 të tilla, por kjo është shifra më e lartë në 5 ditët e fundit.

Sekretari Priti Patel deklaroi se karantina do të vazhdojë dhe iu kërkoi britanikëve të qëndrojnë të fortë.

Parqet londineze dhe të qyteteve të tjera, gjithsesi, janë mbushur me persona që dëshirojnë të marrin rrezet e diellit ose të vrapojë.