Kryesore Brukseli në alarm: Shqipëria drejt luftës civile! Ka edhe interesa ruse, arabe...

Brukseli në alarm: Shqipëria drejt luftës civile! Ka edhe interesa ruse, arabe dhe turke

Kriza politike në Shqipëri duket se shqetëson jo pak Brukselin zyrtar.

Pavarësisht deklaratave të eurodeputetit Knut Fleckenstein gjatë vizitës së delegacionit me 7 anëtarë të PE-së, se ka ardhur koha që Shqipëria të zgjidhë vetë krizën, në BE është ndezur alarmi për situatën e tensionuar që po përjeton vendi.

Më i fundit që ka reaguar në emër të Brukselit për Shqipërinë është Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Ai, në kuadër të një vizite në OKB e quajti situatën në Shqipëri shumë të vështirë dhe stabilitetin e Ballkanit shumë të rëndësishëm për Europën.

Tajani nuk është kursyer aspak në interpretimin e tij për gjendjen e Shqipërisë, duke thënë se sapo ka filluar një “luftë civile” midis qeverisë dhe opozitës, shkruan Gazeta Shqip.

Këto komente, Antoni Tajani i bëri në kuadër të një vizite në SHBA, gjatë të cilës ai qëndroi edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Mbas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Tajani tregoi në konferencën e shtypit se ka folur me sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres për Ballkanin, sepse “Ballkani është një çështje me të cilën ne merremi vazhdimisht”.

“Stabiliteti i Ballkanit është po ashtu stabilitet i Europës”, theksoi Tajani.

Ai shpjegoi se kanë folur për situatën në Shqipëri: “sepse situata është shumë e vështirë. Është “luftë civile” (në thonjza) midis qeverisë dhe opozitës. Kjo është shumë e rrezikshme për stabilitetin”.

Kryetari i PE, thotë po ashtu se në Ballkan ”duhet të shohim çfarë investimesh vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm evropiane, por edhe ruse, arabe dhe turke. Kjo është lojë e vështirë”.

Ai thotë se Europa duhet të jetë aktive, por edhe e matur në Ballkan.