Mafia ka qenë pjesë e jetës siçiliane për breza të tërë, dhe po e tillë ka qenë edhe lufta e policisë për të arrestuar liderët e saj. Njësia elitë që shkon pas tyre quhet Catturandi që do të thotë “kapësit”. Një nga oficerët e saj tregon për gazetarin Max Paradiso, tregon rreth botës nën hije për të cilën punon, dhe se si ju desh ta mbante profesionin sekret nga e dashura e tij derisa ajo e njohu rastësisht në televizor.
E vetmja herë që ke ndoshta ke mundësi të takosh një anëtar të Catturandi-t është kur ata arrestojnë një mafioz. Ata janë burra pa emër dhe pa fytyrë, kur kryejnë operacionet përdorin kapuçë për t’u siguruar që nuk do të mund të identifikohen.
“Neve na pëlqen të na thërrasin Banda e Luanëve, sepse ashtu është puna që bëjmë: e egër, e lirë dhe gati për të sulmuar në çdo kohë në xhungël”, thotë IMD.
Catturandi përbëhet nga më pak se 20 prej tyre, dhe kjo është një arsye e qartë se pse ato kërkojnë të ekspozohen sa më pak.
“Gjatë ditës merr kërcënime për vdekje nga djemtë e këqinj, koka dhish të dërguara nëpër dyert e shtëpisë, janë gjëra aspak të këndshme”, thotë IMD. Në vitet ’90 ai mori edhe fotografi të targës së makinës së tij, të shënuar me rreth të kuq. Kërcënimet bënë që shumë prej kolegëve të tij ta linin “Catturandi-n” por këtë gjë nuk e bëri IMD-ja dhe me kalimin e viteve rreziku i vrasjes është reduktuar. Ai dhe oficerët e tjerë shpesh arrijnë të zhvillojnë marrëdhënie çuditërisht intime me kriminelët që ndjekin. Ata mund t’i përgjojnë e t’i ndjekin për dekada të tëra para se t’i arrestojnë.
“Është si të jetosh me këta njerëz. Ti dëgjon se si sillen me fëmijët e tyre, dëgjon çështjet e tyre familjare, i sheh fëmijët e tyre të rriten, dhe emocionet e tyre bëhen edhe të tuat”, thotë IMD.
Një nga personat që ata ndoqën ishte një doktor në Palermo, që tani është në burg. “Ai ishte me të vërtetë i ditur, ne të gjithë mësuam letërsinë italiane duke dëgjuar atë. Ne merrnim shënime edhe librat që ai përmendte në leksionet e pafundme të tij që u jepte fëmijëve. Ishte si të dëgjoje një program radiofonik dhe ne të gjithë mrekulloheshim nga mënyrat e tij të të shpjeguarit, të të menduarit dhe kreativiteti i tij. Ishte e vështirë të besoje se ishte një kriminel”. Javët pas arrestimit mund të jenë shqetësuese.
“Ju nuk i shihni më ata, kjo është diçka psikologjikisht e vështirë për t’u përballur, pasi pak kohë më parë ishin pjesë të jetës suaj të përditshme dhe tani fillojnë t’ju mungojnë”, thotë IMD.
Në dy dekadat e tij me policinë, IMD ka ndihmuar në arrestimin e të paktën 300 mafiozëve përfshi Giovanni Brusca-n, famëkeq për rrëmbimin e torturimin e djalit 11-vjeçar të një mafiozi tjetër që e tradhëtoi atë. Brusca e kishte vrarë djaloshin dhe e kishte shpërbërë trupin e tij me acid dhe si rezultat familja e djalit nuk mundi ta varroste atë. Në momentin e arrestimit, kur Catturandi bastisi shtëpinë e mafiozit, IMD thotë se përjetoi një miks ndjenjash.
“Të bëhet t’i bësh një shumëllojshmëri pyetjes: Pse vret? Pse ja bën një gjë të tillë një qenieje tjetër njerëzore?”
Por mundësitë e bashkëbisedimit janë të kufizuara, dhe shkëmbimet e tjera priten të jenë të pakënaqshme.
“Kur kapëm Brusca-n, ai filloi të qante si fëmijë. Provenzano, bosi i bosëve, nga ana tjetër, ndenji i heshtur dhe më pëshpëriti në vesh: Ti nuk e ke idenë se çfarë po bën. Megjithatë ne i kapëm ata dhe kjo kishte rëndësi”.
Brusca ishte një faktor kyç në krim që inspiroi IMD-në të bashkohej me policinë. Më 23 maj 1992, vendosi gjysmë toni eksplozivë në një rrugë të Palermos për të vrarë gjykatësin anti-mafia, Giovani Falcone. Brusca më vonë u identifikua si njeriu që shtypi butonin për plasjen e bombave.
“Isha në festën e 18-vjetorit të dashurës sime”, thotë IMD, që në atë kohë ishte student biologjie. “Babai i saj ishte kreu i policisë së Palermos dhe kur bomba shpërtheu, të gjithë punonjësit e policisë që gjendeshin në festë u larguan në lot.
IMD menjëherë donte të dinte se çfarë kishte ndodhur por kur mori vesh se ishte shpërthyer eksplozivë në rrugën e aeroportit në Palermo, vendosi të shkonte me motor në qendrën e qytetit.
“Kur u futa në lokalin e një sheshi të vogël, pashë disa persona që po qeshnin teksa hanin panine. Iu thashë që gjykatës Falcone ishte vrarë. Ata u kthyen nga mua e më thanë: E ç’na duhet neve? Unë e dija se çfarë doja të bëja. Ditën tjetër iu bashkova forcave policore për të kapur sa më shumë djem të këqinj të mundja”.
Në atë kohë, shumë pak djem siçilianë kërkonin të bashkoheshin me Catturandi-n, pjesërisht sepse puna ishte shumë e rrezikshme, kështu që aplikimi i IMD u pranua menjëherë.
“Shumica e njerëzve që njihje nuk flisnin më me ty ose të pështynin në fytyrë pasi të bëheshe polic konsiderohej si tradhëti”, thotë ai.
Ai la shkollën dhe ndërsa në universitet, shokët e tij ndiqnin femrat klubeve, IMD po gjëmonte Giovanni Brusca-n dhe bosët e tjerë mafiozë si Salvatore Toto Riina, i cili urdhëroi vrasjen e Falcone-s.
Ndërsa ndiqte Brusca-n, IMD dhe disa kolegë të tij, përfunduan në Cinisi, një qytezë e vogël pranë Palermos.
“Ideja ishte të prezantoheshim e të njihnim sa më shumë njerëz në Cinisi pa ngritur dyshime. Sigurisht që funksionoi. E kapa të arratisurën por m’u desh të martohesha me të më pas (qesh). Në vend që ta çoja atë në plazhe të bukura për ta puthur poshtë yjeve, e çoja në vende të tmerrshme, rrugë qorre me mbeturina, vetëm që ta ndiqja. Ajo gjithnjë pyeste: Pse këtu kur ka kaq shumë vende? Pasi e lija atë në shtëpi, kthehesha pas në zyrë dhe raportoja”.
Kur ata kapën Brusca-n të gjithë ishin përpara televizorit, duke filmuar arrestimin.
“Kur bashkëshortja ime (atëherë e dashura) pa të gjithë ata njerëz të veshur me kapuçë ajo vuri re diçka që për të ishte familjare. Më njohu. Por fatmirësisht ishte e aftë ta ruante sekretin”.
Mafiozi më i kërkuar i Italisë, Matteo Messina Denaro, i njohur me emrin “Diabolik” – nofkë që e mori nga një hajdut i pakapshëm në një libër komik. Koka i mafies siçiliane, që fshihet që prej vitit 1993, policia beson se jeton jashtë, me shumë mundësi në Amerikën Latine.
Pas gjurmimit të disa mesazheve me kod që fliste me kriminelët e tjerë, policia arriti të arrestonte 11 persona, por Denaro vetë, si gjithnjë i pakapshëm.
Ndërsa mafia siçiliane nuk është më aq e fuqishme sa ka qenë 20 vite më parë, vazhdon të mbetet një problem për ishullin. “Ata e dinë se nuk mund t’i vrasin njerëzit siç ishin mësuar më parë, por tani ata kanë interesa që lidhen me politikat e financat si dhe vetë strukturën e shoqërisë siciliane”, thotë IMD.
Megjithatë për shumë vetë, veçanërisht adoleshentët dhe turistët, Mafia ende përbën një atmosferë të bukur. Në cepat e rrugëve të Palermos, shiten bluza me Kumbarë drogash, çakmakë në formë pistolete.
“Rrugët e Palermos janë një paradoks i vërtetë, ashtu si kjo qytezë”, thotë IMD. “Do donim të ishim aq të civilizuar sa pjesa tjetër e botës, por nuk na lë bota e panjohur e krimit të ecim përpara”. /BBC/Përgatiti: American Eye