Extra Ç’do të ndodhë tani me rikthimin e serialit “Friends”

Ç’do të ndodhë tani me rikthimin e serialit “Friends”

Pak kohë para se pandemia të izolonte botën, aktorët e serialit të njohur Friends njoftuan për një rikthim të serialit. Pas situatës së krijuar gjithçka u vendos në pikëpyetje për fansat, por jo për aktorët.

Burime për “The Sun” bëjnë të ditur se Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schëimmer nuk janë dorëzuar.

Ata do ta mbajnë fjalën për të rikthyer edhe njëherë “Friends” në ekran, ndërsa regjisorët e serialit, David Crane dhe Marta Kauffman po bëjnë mbledhje virtuale.

Aktorët dhe producentët janë në diskutim e sipër për mënyrën e realizimit të filmit, skenarin dhe skenën ku do të luhet. Kjo tregon se është e sigurt që “Friends” do të rikthehen.