Extra Çfarë është ketamina që Elon Musk thotë se përdor herë pas here

Çfarë është ketamina që Elon Musk thotë se përdor herë pas here

Elon Musk thotë me bindje se investitorët e tij nuk duhet të jenë aspak të shqetësuar për përdorimin e rregullt të substancave nga ana e tij, për sa kohë kjo përkthehet në përfitime në biznes.

“Çfarë ka rëndësi është ekzekutimi. Tesla vlen aq sa vlen e gjithë industria e makinave mbledhur bashkë, kështu që jemi mirë”, u shpreh ai për “The Don Lemon Show”, duke vazhduar më tej: “Nga këndvështrimi i investitorit, nëse jam duke konsumuar diçka duhet të vazhdoj ta bëj, sepse bzinesi po ecën shumë mirë”.

Musk zbuloi për Lemon se ai përdor vetëm ketaminë herë pas here kur është në gjendje mendore jo të mirë, por e konsumon në doza të vogla vazhdimisht, duke pranuar se është i vetëdijshëm se kjo nuk është e zakontë si zgjedhje.

Miliarderi thekson se ketamina e nxjerr nga gjendja e keqe mendore dhe kjo është arsyeja pse mjeku i ka shkruar recetën. Por kur vjen puna për të pranuar diagnozën me depresion, Musk, heziton para se ta shprehë këtë mendim.

Musk shtoi se ka aftësinë të kontrollojë veten dhe kur është e nevojshme të jetë esëll e bën lehtësisht, por gjithashtu, nuk pranon se ka përdorur substanca të tjera veç ketaminës.

Për ata që nuk e dinë, ketamina hyn në kategorinë e anestezikëve disosiativë dhe përdoret në mjekësi për anestezi të përkohshme.

Ajo jepet si drogë me recetë për trajtimin e depresionit dhe dhimbjes fizike.

Kjo substancë mund të shkaktojë halucinacione dhe shumë persona që e kanë provuar shprehen se jep ndjesinë e shkëputjes së shpirtit nga trupi.

Si gjithë drogërat, ka efekte anësore dhe përdorimi i shpeshtë krijon varësi, por mund të sjellë edhe vdekjen.