Bota Çfarë pritet të ndodhë përgjatë dy muajve të fundit të Trump si...

Çfarë pritet të ndodhë përgjatë dy muajve të fundit të Trump si president

Edhe pse numërimi ka mbaruar, procesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA është larg së përfunduari.

Joe Biden mund të jetë shpallur fitues, por Donald Trump ka premtuar se do të hapë një betejë gjyqësore kudo që të mundë për të vonuar një rezultat përfundimtar. Dhe sistemi amerikan ka mjaft kohë kohë për të shqyrtimin e këtij kontestimi: Mandati i Trump nuk mbaron deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Kjo i jep edhe Trump-it kohën e mjaftueshme për të lënë gjurmë. Edhe pse çdo urdhër ekzekutiv mund të anulohet lehtësisht nga pasardhësi i tij, ai ende mund të tregojë ca “muskuj” duke ndëshkuar armiqtë dhe duke shpërblyer besnikët e tij.

Do të jetë e vështirë të shkarkojë Anthony Fauci, këshilltarin më të lartë për sëmundjet infektive, para se të largohet nga detyra: Si nëpunës civil në karrierë, Fauci përfiton nga mbrojtjet që do ta zvarrisnin procesin shumë gjatë. Ndryshon puna me emërimet politike. Disa që i janë nënshtruar Trumpit po përgatiten për hakmarrje. Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, për shembull, thuhet se po planifikon të japë dorëheqjen në ditët në vijim, pasi pati një përplasje me Trump për përdorimin e ushtrisë për shpërndarë protestuesit e “Black Lives Matter” gjatë verës. Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, është gjithashtu në këtë listë.

Presidentët në ikje tradicionalisht i përdorin këta dy muaj për të falur kriminelët e dënuar – në këtë pikë, nuk ka asnjë pasojë politike për të lehtësuar disa personazhe “të errëta”. (Jo se Trump është dukur ndonjëherë i shqetësuar për këtë: lista e atyre që kanë përfituar nga mëshira e tij tashmë përfshin disa yje të krahut të djathtë të dënuar për gjëra të tilla si abuzim me financat e fushatës dhe shmangie taksash.) Trump tashmë ka ndryshuar dënimin e një aleati të përfshirë në hetimin për ndërhyrjen ruse. Ish-menaxheri i fushatës, Paul Manafort, dhe ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn, kanë qenë prej kohësh subjekte të spekulimeve për falje.

Trump gjithashtu ka pohuar se ai mund të falë veten. Është një pretendim që është bërë objekt debati në ShBA, megjithëse shumica e ekspertëve të ligjeve janë skeptikë.

Llogaria e Trump në Twitter mund të mbetet mjeti i tij më i fuqishëm. Vazhdimi i përqeshjes së rezultateve të zgjedhjeve si të paligjshme do të pengojë ambicien e Biden për të bashkuar vendin edhe para se ai të marrë detyrën.

Datat kyçe pas zgjedhjeve

* 8 DHJETOR. Afati i fundit për të zgjidhur pretendimet e palëve. Çdo mosmarrëveshje duhet të përfundojë deri në këtë datë, duke filluar nga vota me postë që ende është në proces numërimi në disa shtete. Ky afat vlen edhe për çdo rinumërim të votave në shtetet individuale, për proceset gjyqësore në gjykata dhe për çdo rekurs në Gjykatën e Lartë.

* 14 DHJETOR. ZGJEDHJA E PRESIDENTIT: i përket kolegjit elektoral të përbërë nga 538 zgjedhës. Secili kandidat, shtet për shtet, zgjedh se cilët zgjedhës do të duhet ta përfaqësojnë atë në kolegj. Ata më pas takohen me secilin në shtetin e tij dhe votojnë për kandidatin që i ka zgjedhur ata. Votuesit e mëdhenj që e tradhtojnë (rast i rrallë) quhen “votues të pabesë”.

* 3 JANAR. NIS PUNËN KONGRESI I RI. Kongresi i 117-të do të debutojë para presidentit: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati do të marrin detyrën në 3 janar 2021 në mesditë.

* 6 JANAR. SKENARI PELOSI. Kryetarja e Dhomës, pozicioni i tretë më i rëndësishëm, shpjegoi se nëse ngërçi për zgjedhjen e presidentit do të vazhdonte çuditërisht deri në atë datë, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan (që mbetet në duart e demokratëve) do të duhet të vendosë.

* DHJETOR / JANAR, KALIMI I PUSHTETIT. Është procesi për transferimin zyrtar të kompetencave nga presidenti në largim te presidenti i zgjedhur, nëse ai do të ndryshojë, pra nëse Joe Biden fiton. Ky proces zakonisht zhvillohet ndërmjet shpalljes së presidentit të ri dhe Ditës së Përurimit, datës së marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë. Ekipet e tranzicionit të dy kandidatëve kujdesen për të.

* 20 janar, betimi. Është Dita e Përurimit. Fituesi i zgjedhjeve do të fillojë mandatin e tij presidencial në 20 Janar 2021, me ceremoninë e betimit në Capitol Hill, selia e Kongresit Amerikan, zakonisht në prani të ish-presidentëve.