Sport Chelsea ofron 120 milionë euro për Cristiano Ronaldon?

Chelsea ofron 120 milionë euro për Cristiano Ronaldon?

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja. Sipas të përditshmes “AS” skuadra e Chelsea është gati të ofrojë shumë e 120 milionë eurove për të rikthyer në Premier League sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo.

Një shumë marramendëse që pritet të tronditë jo pak Juventusin, që ka nevojë për parà pas krizës financiare të shkaktuar nga koronavirus. Sipas “AS”, duke shitur CR7, Juventus do të ketë paratë e nevojshme për të investuar në merkato, duke hequr dorë edhe nga një rrogë e majme.

Për momentin është vetëm një thashethem dhe nuk ka asgjë zyrtare, por shuma prej 120 milionë eurosh mund të merret në konsideratë. Gjithçka mund të ndodhë nëse gjatë këtyre dy muajve të fundit Ronaldo triumfon ose nuk merr asgjë me Juventusin.

Sipas “AS”, pas dy sezonesh me Juven, sulmuesi portugez është gati të ndryshojë skuadër dhe të fitojë më shumë në një skuadër ku paratë nuk janë problem.