Politika “Covid-19 është një konspiracion”, ja si përgjigjet presidenti Meta për deklaratën e...

“Covid-19 është një konspiracion”, ja si përgjigjet presidenti Meta për deklaratën e Kryemadhit

Në një intervistë për RTV Ora, presidenti Meta i është përgjigjur gazetares Beti Njuma edhe në lidhje me deklaratat e Monika Kryemadhit, e cila është shprehur se Covid-19 është një konspiracion dhe një mashtrim.

Meta është treguar i kujdesshëm në përgjigje, duke u shprehur se duket sikur situata është më e relaksuar, pasi nuk kemi një mbingarkesë të shëndetësisë me rastet e terapisë intensive mund të duket sikur ka qenë një rrezik i ekzagjeruar.

Beti Njuma: Bashkëshortja juaj ishte mendimit që Covid-19 ishte një konspiracion dhe nuk duhet besuar, se është një mashtrim i krijuar në laborator për të ndryshuar sjelljen njerëzore. Ju personalisht, çfarë mendoni për këtë pandemi globale?

Meta: Sot, kur ai rreziku i parë tepër kërcënues, duke pasur parasysh zhvillimet në Itali, duket sikur situata është më e relaksuar dhe në tërësi kemi një menaxhim të qëndrueshëm të kësaj situate, pasi nuk kemi një mbingarkesë të shëndetësisë me rastet e terapisë intensive, mund të duket sikur ka qenë një rrezik i ekzagjeruar. Megjithatë ajo që është e rëndësishme është se kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu pafundësisht, pavarësisht se nuk ka një siguri të plotë për këtë virus, e rëndësishme është që ekonomia të mos sëmurët më tej. Duhet të shikojmë me Duhet të shikojmë me përgjegjshmëri se si mund të ecim më tej për rihapjen e ekonomisë, duke mbajtur pandeminë nën kontroll.