Aktualitet COVID-19: Shërohet Fieri, Kruja më shumë raste se Tirana

COVID-19: Shërohet Fieri, Kruja më shumë raste se Tirana

37 persona ishin infektuar me koronavirus në Fier dhe të gjithë rezultojnë të shëruar. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot se Fieri ka risk të ulët për transmetimin e infeksionit, pasi janë shëruar të gjithë të prekurit që pas datës 10 mars.

Ndërkohë Tirana nuk është më vatra kryesore, sa i përket rasteve aktive.

Kruja ka sot 91 raste aktive me koronavirus, nga 90 që ka Tirana. Më pas vjen Kurbini, Shkodra dhe Kukësi.

Elbasani, Mirdita, Berati, Korça, Lezha, Lushnja dhe Mati janë drejt shërimit nga koronavirusi pasi kanë 1 ose 2 raste aktive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Krujë 91

Tiranë 90

Kurbin 20

Shkodër 17

Kukës 5

Elbasan 2

Mirditë 2

Berat 2

Korçë 1

Lezhë 1

Lushnje 1

Mat 1