Kulturë Credins Bank vazhdon të mirëpresë artistë dhe artin e tyre në degën...

Credins Bank vazhdon të mirëpresë artistë dhe artin e tyre në degën e saj qendrore

Kur bëhet fjalë për ndjesitë që të jep një pikturë, mund të themi me plot bindje që gjithsecili nga ne përjeton emocione dhe eksperienca të ndryshme teksa e sheh. Por, një gjë është e sigurt, kur këto emocione përjetohen nëpër muzeume apo ekspozita është vërtetë një eksperiencë mbresëlënëse.

Është akoma edhe më bukur kur na ofrohet mundësia që ta përjetojmë artin në përditshmërinë tonë.

Credins Bank, si një bankë që gjithmonë vlerëson dhe ka pasur në fokus suportin ndaj artit dhe artistëve, vazhdon si çdo muaj të mirëpresë në zyrat e degës qendrore ekspozita nga artistë te njohur Shqiptarë.

Bashkëpunimi këtë muaj do të jetë me artistin Dastid Miluka, një artist tepër i talentuar me një eksperiencë shumë-vjeçare në botën e artit. Pikturat e tij rrëfejnë histori të ndryshme, kthim pas në kohë, udhëtim nostalgjik duke i kombinuar me përjetime nga e tashmja. Një përqasje midis realitetit dhe fantazisë, e shprehur në ngjyra, tone dhe forma të ndryshme, i bëjnë veprat e z. Miluka shumë të veçanta dhe të ngjallin interes për t’u parë nga publiku.

Dastid Miluka ka mbaruar universitetin e Arteve të Tiranës, dhe ka qenë pjesëmarrës në shumë ekzibicione e aktivitete nëpër Shqipëri e shumë vende të tjera të botës si Belgjikë, Zvicër, Francë, Holandë ku ka demonstruar talentin e tij.

Ndaj Credins bank ka vendosur të paraqesë disa prej punëve te tij në ambientet e saj. Duam që kur klientët të vijnë pranë bankës tonë, të ndihen komodë dhe të kënaqur jo vetëm nga facilitetet në shërbime që u ofrojmë dhe nga stafi ynë mikpritës, por edhe të kenë mundësinë të përjetojnë një eksperiencë të veçantë dhe të mësojnë më shumë për artin dhe artistët Shqiptarë.

Në këtë mënyrë, jo vetëm jemi suport për artin dhe artistët, por ndajmë me klientët tanë ndjesitë e veçanta që bota e artit të jep. Është dhe një mënyrë shumë interesante për t’u bërë një me konceptet e artistit si dhe të mësosh më shumë për të.

Këtë herë, ju ftojmë të na vizitoni pranë degës sonë qendrore dhe të shijoni veprat e z. Miluka ndërkohë që merrni çfarëdolloj shërbimi bankar që ju nevojitet.

Ju mirëpresim!