Kryesore DASH çon në Kongres “të padëshiruarit”, në listë edhe Sali Berisha me...

DASH çon në Kongres “të padëshiruarit”, në listë edhe Sali Berisha me familjen

Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar para Kongresit për personat e shpallur të padëshiruar, të cilët akuzohen për korrupsion në nivele të larta.

Në listën që u publikua në Twitter nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim është edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët.

Në raportin që DASH dorëzon në Kongres, bashkë me listën e personave të shpallur non grata, përshkruhen në mënyrë të detajuar informacionet lidhur me korrupsionin dhe shkeljet ku janë përfshirë personat në fjalë.

“Jo më vonë se 30 ditë pas miratimit të këtij Akti, dhe çdo 90 ditë deri më 30 shtator 2021, Sekretari Shtetit duhet të dorëzojë një raport, nëse do të jetë e nevojshme edhe një shtojcë të aneksuar, për komitetet respektive të Kongresit, dhe Komisionet e Gjyqësorit duke përshkruar informacionin në lidhje me korrupsionin ose shkeljen e të drejtave të njeriut për secilin prej individëve që rezultojnë të papërshtatshëm në 12 muajt e mëparshëm sipas paragrafit (1)(A), si edhe personat që Sekretari ka deklaruar apo identifikuar “non-grata” sipas paragrafit (1)(B”, thuhet në raportin e DASH, të publikuar nga ambasadorja Yuri Kim.