Politika Deklarata e fortë e Yuri Kim, reagon Lulzim Basha

Deklarata e fortë e Yuri Kim, reagon Lulzim Basha

Pas deklaratës së fortë të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Lideri i opozitës i ka bërë ripostim në Twitter qëndrimit të diplomates dhe shkruan se çdo ndryshim i Reformës në Drejtësi nga parlamenti aktual, është i paligjshëm.

Sipas tij, tendenca për të ndryshuar Reformën është e atyre që duan ta minojnë atë dhe të kapin politikisht sistemin e drejtësisë.

“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë”, shkruan Basha.

Më herët, ambasadorja Yuri Kim u shpreh se thashethemet për një marrëveshje për të vrarë Reformën në Drejtësi të mos jenë të vërteta.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, tha ajo.