Politika Deklaratat e Metës, reagon Balla: Presidenti shkoi shumë larg, s’e di ç’kishte...

Deklaratat e Metës, reagon Balla: Presidenti shkoi shumë larg, s’e di ç’kishte ndërmend

Pas deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili tha se aktualisht kemi të bëjmë me një krizë politike, ka reaguar kreu i grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla.

Balla tha se Meta shkoi shumë larg kur deklaoi se ka krizë, pasi pretendon se kriza është vetëm brenda opozitës.

‘Pavarësisht edhe asaj që tha presidenti i Republikës që sipas presidentit ka një krizë, unë ngurroj ta quaj krizë, pavarësisht se presidenti shkoi shumë larg, e quajti atë edhe Kushtetuese.

Unë nuk e di çfarë presidenti kishte ndërmend, por ajo që dua të them është së nëse ka një krizë ajo është brenda opozitës, ku një pjesë kanë vendosur të ikin dhe një pjesë kanë vendosur të vijnë dhe të marrin përgjegjësinë e deputetëve’, tha Balla, ndërkohë që i bëri thirrje opozitës të qëndrojnë larg dhunës në protestën që pritet të zhvillohet nesër para Parlamentit, në të njëjtën orë me seancën plenare.