Diamantet nuk janë vetëm miqtë më të mirë të vajzave, por ruajnë edhe një sekret tjetër mjaft të rëndësishëm.
Në fakt nëpërmjet tyre mund të kuptojmë si janë krijuar dhe me tej stabilizuar kontinentet dhe si u bë e banueshme Toka.
Duke qenë se formohen në thellësitë e planetit tonë, grimca të vogla mineralesh mund të ngelen tek gurët e çmuar.
Janë pikërisht ato raste kur tek ta konsiderohen papastërti të padëshiruara, por që në fakt janë tregues mjaft të mirë të kushteve në të cilat kanë lindur.
Deri tani shkencëtarët kanë studiuar diamante të mbledhur nga Sierra Leone dhe Botswana dhe pas ekzaminimeve mendohet se kontinenti i Afrikës perëndimore është krijuar falë dy eventeve të ndryshme mbivendosjesh para 2.5 miliardë vitesh.
Ndërsa gurët e gjetur në Kanada rrëfejnë një tjetër histori për krijimin e kontinentit të Amerikës Veriore.