Uncategorized Dortmundi merr 3 pikë të vështira dhe konfirmohet si rivalja kryesore e...

Dortmundi merr 3 pikë të vështira dhe konfirmohet si rivalja kryesore e Bayernit

Borussia e Dortmundit regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, këtë herë me shifrat 1-2 në transfertën e vështirë ndaj Borussias së Monchengladbach, një skuadër që kishte bërë mjaft mirë deri në këtë fazë të sezonit.

Në një ndeshje të luftuar dhe spektakolare, verdhezinjtë kaluan në avantazh që në pjesën e parë, kur Erling Haaland zgjodhi të asistojë këtë herë për Thorgan Hazard dhe belgu shtyu topin në rrjetë në minutën e tetë.

Vendasit arritën të barazojnë vetëm në fillim të pjesës së dytë me anë të Lars Stindl, por ishte Ashraf Hakimi, që pas një asisti të Jadon Sanchos, arriti të shënojë golin e dytë dhe të fitores për Borussian e Dortmundit.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Lucien Favre ngjitet në vendin e dytë me 51 pikë dhe konfirmohet si rivalja kryesore e Bayernit të Mynihut, në garën për titullin kampion.