Aktualitet Dy vëllezërit marrin peng dhe dhunojnë 47-vjeçarin për një borxh, njëri prej...

Dy vëllezërit marrin peng dhe dhunojnë 47-vjeçarin për një borxh, njëri prej tyre përfundon në pranga

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim. Sipas policisë, Alban dhe Fatmir Bejo kanë marrë peng dhe kanë dhunuar e kërcënuar 47-vjeçarin Gjergji Fela.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi Alban Bejo, 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi Fatmir Bejo, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në mbrëmje. Dy vëllezërit e kanë marrë peng 47-vjeçarin nga vendparkimi i një lokali. Arsyeja? Pretendimi se ky i fundit u kishte një shumë borxh.

Autoritetet thonë se po punojnë për të kapur 28-vjeçarin.