Aktualitet Dyshohet se kanë gripin e derrit, 3 pacientë nga Elbasani urgjent drejt...

Dyshohet se kanë gripin e derrit, 3 pacientë nga Elbasani urgjent drejt Tiranës

Tre persona dyshohet se janë prekur nga virusi i gripit të derrit në Elbasan. Report Tv raporton se tre pacientët janë transportuar me urgjencë në drejtim të QSUT-së ku po mbahen në karantinë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Pacientët u janë nënshtruar analizave dhe tani priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik. Nga kjo ngjarje Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një mbledhje urgjente dhe është kërkuar angazhim maksimal për të parandaluar raste të tjera të epidemisë së rëndë.

Simptomat

Gripi karakterizohet nga këto simptoma:

temperaturë

ethe

dhimbje muskujsh

dhimbje kockash

aoreksi

kollë

lodhje

djersë