Sport E pabesueshme! Kapaku i pusetës ndërpret provat e Formula 1

E pabesueshme! Kapaku i pusetës ndërpret provat e Formula 1

Ka nisur në mënyrën më të pabesueshme të mundshme Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Formula Një.

Provat e lira në Baku u ndërprenë për arsye sigurie, vetëm pas sesionit të parë, për një shkak sa qesharak, aq edhe të paprecedentë.

Gjithçka sepse makina Williams e Xhorxh Russell u shkatërrua në pjesën e poshtme, pasi kapaku i një pusete në pistë doli nga vendi.

Njëvendëshja la mbetje dhe vaj në asfalt, me drejtuesit e garës që vendosën të ndërprisnin provat dhe të kontrollonin në mënyrë të imtë të gjithë sipërfaqen e pistës, cirkuit i cili duke qenë në rrugët e qytetit përmban mbi 300 puseta.