Aktualitet E pushtuar nga flakët, kush është industrialisti i Deutsch Color, Luan Muça,...

E pushtuar nga flakët, kush është industrialisti i Deutsch Color, Luan Muça, ka fabrika në 3 kontinente

Zjarri i përmasave të mëdha pushtoi mbrëmjen e djeshme fabrikën e bojërave ‘Deutsch Color’ në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.

Fabrika është në pronësi  të biznesmenit Luan Muça. Fabrika “Deutsch Color” është cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit.

Muça e nisi si kompani lokale, kurse sot kompanitë e tij eksportojnë në shume vende të botës duke faturuar 240 milionë Euro në vit.

Ai është një nga industrialistët dhe CEO shqiptar i cili ka arritur të ndërtojë 5 fabrika në 3 kontinente; Europë, Afrikë, Azi.

Prej 4 vitesh vepron dhe në SHBA, ku është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për zonën e New York, New Jersey dhe Philadelphia.

Në 2012 themeloi fabrikën “Deutsch Color”  në Shqipëri e cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit.

Muça ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me atë që ka ndjekur Giorgio Squinzi i Mapeit, duke ndërtuar fabrika nëpër botë. Muça ka ndërtuar një fabrikë të prodhimit të bojërave Deutche Color dhe Dast në Tunizi.

Që prej vitin 2019, “Deutsch Color” është prezent me fabrikën e saj edhe në Kairouan, Tunizi e cila mbulon nevojat e tregut afrikan falë teknologjisë dhe stafit të kualifikuar perëndimor.

Në vitin 2021, kur çdo biznes ishte i tërhequr për të bërë investime të reja, shkak ky i vitit pandemik, Luan Muça vendosi të investojë në Bergamo të Italisë me ndërtimin e fabrikës ku nga ai moment vendosi t’i quajë DC Industry.

Në shtator të 2022 nisi prodhimi i fabrikës DC Industry në Bergamo, Itali e cila ka krijuar një portofol prej 1200 klientësh.

Edhe në Afrikë ka nisur themelimin e DC Industry në Senegal e cila njihet si një nga fabrikat më moderne dhe më e madhja në atë shtet.

Dy projekte te reja në konstruksion e sipër janë dhe Dc Industry Egjipt me një investim prej 25 milionë Euro i cili pritet të përfundojë në Nëntor 2023, dhe Dc Industry Indi i cili pritet të nisë prodhimin në vitin 2024.