Aktualitet E rëndë në Shkodër/ U rrëzua në një gropë ku digjej qymyr,...

E rëndë në Shkodër/ U rrëzua në një gropë ku digjej qymyr, humb jetën 67-vjeçari

Një 67-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër pasi dyshohet që të jetë rrëzuar në një gropë të improvizuar për djegie qymyri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vilzë, kur rreth orës 22:45 policia njofton se janë gjetur mbetje kockore të djegura.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se i moshuari ka rrëshqitur aksidentalisht gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.