Aktualitet E trishtë! E zuri korrenti teksa punonte në lavazh, humb jetën 15-vjeçari....

E trishtë! E zuri korrenti teksa punonte në lavazh, humb jetën 15-vjeçari. Në pranga pronari i biznesit

Një 15-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në Dimal pasi ra në kontakt me korrentin, teksa ai punonte si ndihmës në një lavazh të zonës.

Policia njoftoi se ka vënë në pranga pronarin e lavazhit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H”, thotë policia.