Extra Edhe “Rambo” bën sherr për një vend parkimi

Edhe “Rambo” bën sherr për një vend parkimi

Sylvester Stallone është fotografuar të premten duke bërë sherr me një grua për një vend parkimi në Los Anxhelos. Aktori 72-vjeçar doli nga makina e tij tip Mercedes tepër i xhindosur dhe iu drejtua duke u përfshirë në një debat të nxehtë. Në fund, ajo u largua dhe “Rambo” (ose “Rocky”) mundi të parkonte makinën e tij.

Kjo është hera e dytë në një javë që Stallone përfshihet në një debat për parkimin. Të mërkurën atij iu desh të qetësonte një polic i cili ishte duke e gjobitur pasi kishte parkuar gabim makinën, duke u larguar për t’u futur në një dyqan bizhuterish po në Los Anxhelos. Por arriti t’i shpëtonte gjobës duke shtrënguar duart me policin, i cili me siguri do të ketë qenë një fans i aktorit të filmave aksion.

Seria e pestë e “Rambo”-s pritet të dalë në kinema në shtator 2019, 37 vjet pas filmit të parë. Stallone luan protagonistin, John Rambo, një veteran i luftës në Vietnam, bazuar në romanin “First Blood”, shkruar në vitin 1972 nga David Morrell.