Bota Efekti Brexit: Ja cili qytet zëvendëson Londrën financiare me 30 banka të...

Efekti Brexit: Ja cili qytet zëvendëson Londrën financiare me 30 banka të zhvendosura

Bankenplatz i Frankfurtit, qendra financiare e Gjermanisë, është një nga përfituesit e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Sipas studimit nga Landesbank gjermane Hessen-Thuringen (Helaba), më shumë se 30 banka të huaja kanë vendosur në favor të qendrës financiare gjermane, tha analistja e Helaba-s, Ulrike Bischoff për Reuters.

“Asnjë qendër tjetër bankare nuk mund të konkurrojë”, tha ajo.

Me largimin e Britanisë së Madhe nga BE, pas pothuajse gjysmë shekulli anëtarësim dhe pasigurisë politike dhe ekonomike tre vjet e gjysmë, kompanitë financiare që vepronin më parë në Londër duhet të krijojnë seli në Evropën kontinentale për të vazhduar ofrimin e shërbimeve në tregun e vetëm të BE-së në të ardhmen.

Deri në fund të vitit 2021, për shkak të Brexit, afro 3.500 vende të reja pune ka të ngjarë të krijohen në kullat e Frankfurtit, sipas Bischoff, e cila ka ndjekur zhvillimin e qendrës kryesore financiare të Gjermanisë për vite me rradhë.